Siri, viktima mes protestuesve

14/04/2012 01:30

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e dërgimit të vëzhguesve, disa persona u qëlluan për vdekje gjatë protestave të së premtes në Siri.

Forcat e sigurisë goditën në ajër për të shpërndarë turmat në disa zona të vendit, por disa prej protestuesve nuk i shpëtuan shënjestrës së armëve.

Protestat e së premtes u cilësuan si testi më i madh për armëpushimin, që nisi të zbatohej prej mëngjesit të së enjtes, si pjesë e planit të paqes të propozuar nga Kofi Anan i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të miratojë rezolutën për dërgimin e ekipit të vëzhguesve.

Dokumenti i hartuar nga SHBA, i kërkon Damaskut të garantojë liri të plotë dhe pa kufizim të lëvizjes së misionit të 20 apo 30 vëzhguesve, në të gjithë Sirinë. Sipas Rusisë, drafti ishte më i detajuar se c’pritej.

Top Channel