“Kllouni” Fabregas

16/04/2012 19:05

Barcelona kaloi më vështirësi këtë fundjavë Levanten duke fituar me rezultatin 2-1 e duke mbajtur ende gjallë shpresat për titullin kampion të Primera Division.

Ndeshja u përcaktua jo pak nga gjyqtari që në minutën e 75 të takimit dha një 11-metërsh të dyshimtë për katalanasit e që u shndërrua në gol nga Messi.

Por përveç luftës sportive, futbollistët e Barcelonës për të fituar ndeshjen bënë edhe “kllounin”. Më saktë Cesc Fabregas i vendosur në murin e Levantes, ngritur gjatë një goditje dënimi për Barcelonën, përpiqet të tërheqë vëmendjen e portierit vendas duke kërcyer çuditshëm.

Megjithatë, roli i “kllounit” në fushë, i shkoi dëm, pasi topi përfundoi jashtë kuadratit të portës. (Shih videon)

Top Channel