Champions League, Bayern përballë Real

17/04/2012 00:00

Të martën në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e
Champions League,mes Bayern-it të Mynihut dhe Realit të Madridid.

Një ndeshje që do të luhet Alianz Arena, pikërisht në stadiumin ku do të zhvillohet edhe kjo finale. Me shumë respekt duket se i afrohen njëra-tjetrës të dyja këto skuadra edhe pse në pamje të parë, Reali i Madridit mund të duket më i favorizuar në letër, nisur nga paraqitja shumë e mirë që po bën në kampionat.

Gjithsesi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Mourinjo ka deklaruar të kundërtën, që nuk futen në fushë si favorit e mbi të gjitha duhet pasur shumë kujdes kundërshtari i tyre gjerman. Nga ana tjetër edhe trajneri i Bajernit Jup Heinkes ka paralajmëruar skuadrën e tij se nuk është vetëm Ozil rreziku i vetëm i spanjollëve.

Më parë Hejkens ka drejtuar Bayern-in përball Realit në vitin 1988, kur gjermanët në ndeshjen e parë fituan 3-2 dhe humbën të dytën në Spanjë 2-0, duke u eliminuar 10 vite më vonë ai mori drejtimin e madrilenëve dhe i dha titullin e gjashtë europian, 32 vjet pas titullit të pestë.

Gjithsesi atmosfera nuk duket shumë e qetë aq më tepër ku kujton fjalët e ish-presidentit bavarez, Franc Bekenbauer, i cili e konsideron Mourinjon si të paedukatë. Pavarësisht të gjithave, përballja e mbrëmjes së sotme do të jetë spektakolare dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në paktetën suprsport HD të platformës DigitAlb.

Top Channel