Pas protestës së dhunshme të një dite më parë, të martën në Shkup situata ka qenë e qetë. Sipas pasojë e protestët brutale, tre shqiptarë kanë përfunduar në spital. Idriz Qerimin dhe nipin e tij, huliganët maqedonas i kanë sulmuar me shufra hekuri dhe kanë tentuar t’i helmojnë. 

Ata thonë se janë sulmuar vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip.

“Nipin tim e kanë qëlluar me grushta. Ishin një grupë prej 10-12 persona dhe e kanë goditur deri kur kam vrapuar unë, por në momentin që u afrova unë, më hodhën spray në gojë dhe në atë rast më është vështirësuar gjendja”, tha Idriz Qerimi, i rrahur nga protestuesit maqedonas.

Familjarët e personave të rrahur thonë se do të jenë të detyruar të organizohen për t’u vetëmbrojtur nëse shteti nuk u garanton siguri.

“Ne këtu jemi të rrezikuar. Nëse deri nesër nuk merret ndonjë hap politik nga BDI-ja, VMRO-ja, PDSH-ja RDK-ja dhe të gjitha partitë tjera, ne do të jemi të detyruar të mbrojmë veten. Si popullatë do të organizohemi që t’i mbrojmë vëllezërit tanë. Nëse kanë kundër dicka le të urdhërojnë të na ndalin”, deklaron Sakip Fetahu, familjar i të rrahurve.

Të martën,  Ministria e Brëndëshme ka shtuar masat e sigurisë duke rritur numrin e forcave policore, në veçanti në zonat me popullatë të përzier etnike. Kryeshefja e policisë Gordana Jankullovska ka njoftuar se gjatë protestët së djeshme janë arrestuar 14 persona.

Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendëshme: “Është shkaktuar dëm material, janë thyer disa xhama të dritareve të godinës së Qeverisë, janë dëmtuar disa bilborde, është dëmtuar një veturë e policisë, dy policë janë lënduar rëndë dhe tre qytetarë kanë lëndime. MPB gjatë orëve pas protestës, ka arrestuar 14 persona dhe gjatë ditës së sotme dhe mbrëmshme punojmë në identifikimin e personave që kanë sulmuar pjesëtarët e policisë, kanë sulmuar qytetarët, dhe ekipet e televizioneve të cilat e kryenin punën e tyre duke informuar për ngjarjen”.

Jankullovska po ashtu bëri të ditur se është shënuar përparim në hetimet për kapjen e autorëve të vrasjes së pesëfishtë pas publikimit të fotografive të veturës që është përdorur nga vrasësit. Ndërkohë, për të evituar incidentet e mundshme mes të rinjve, janë marrë masa edhe nëpër shkolla, ndërsa është sjellë vendim që të shkurtohen orët mësimore.

Top Channel