Ibra: E ardhmja ime është tek Milani

17/04/2012 17:20

Zlatan Ibrahimovic i ka idetë shumë të qarta mbi të ardhmen e tij: “Siç kam thënë shumë herë, Milani më ka rikthyer buzëqeshjen dhe dëshirën për të luajtur. E ardhmja ime është me fanellën kuqezi.”

“Po luaj mirë sepse ndihem mirë në Milano, brenda dhe jashtë fushës. Më shumë se kaq nuk mund të kërkoj. Pas Euro 2012 do të kthehem për tu stërvitur sërish me Milanin. Tani mendoj për kampionatin italian, jemi kampionët në fuqi dhe duam të mbrojmë titullin”, shton sulmuesi suedez.

Më tej, Ibra thekson se gjashtë ndeshjet e mbetura duhet të fitohen të gjitha nga kuqezinjtë: “Duhet të japim maksimumin në këto gjashtë takime dhe në fund të bëjmë llogaritë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të përgatitur për secilën nga ndeshjet. Jam i bindur se do të rikthehemi në krye të Serisë A sepse jemi vetëm 1 pikë larg Juventusit.”

“Nuk duhet të përsërisim gabimet që bëmë me Catanian dhe Fiorentinën”, përfundon golashënuesi më i mirë i Serisë A deri në këtë moment.

Top Channel