Di Matteo: Shanset janë 50 me 50

19/04/2012 12:40

Roberto Di Matteo e cilësoi fitoren e Chelsea ndaj Barcelonës si “perfekte”: “U mbrojtëm shumë mirë dhe shënuam gol në momentin e duhur.”

Trajneri i Bluve të Londrës theksoi pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve se kur luan ndaj katalanasve duhet të dish të mbrohesh dhe të jesh i saktë kur të paraqiten rastet për gol.

“Lojtarët e mi treguan vendosmëri dhe guxim për të luajtur kundër ekipit më të mirë në botë. Ishte një lojë skuadre dhe e dinim që herët a vonë do kishim shansin tonë për të shënuar dhe Drogba e shfrytëzoi në maksimum këtë shans”, deklaroi trajneri i ri Italian.

“Nuk mendoj se ne jemi favoritët siç thotë Guardiola. Të dy ekipet kanë 50% mundësi për të arritur finalen”, përfundoi Di Matteo.

Top Channel