Topi në Maqedoni, pritet nga Ivanov

19/04/2012 00:00

Situata e sigurisë dhe raportet ndërentike në Maqedoni pas vrasjes së pesë të rinjve maqedonas në Shkup, kanë qenë tema kryesore e takimit mes presidentit shqiptarë Bamir Topi dhe homologut të tij maqedonas Gjorgje Ivanov.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy presidentët kanë thënë se në rajon ka qarqe që nuk duan një Maqedoni stabile. Presidenti shqiptar, ka qenë më i drejtëpërdrejtë. Ai i ka drejtuar gishtinë nga Serbia, duke i quajtur qëllimkëqija, spekulimet e mediave serbe që tentojnë të ndërlidhin vrasjen e peëfishtë me shqitparët.

“Kjo shoqëri duhet të jetojë në harmoni. Dëshiroj që të njejtën gjë ta bëni edhe ju të medias, që të jepni mesazhe harmoie në një mjedis të përbashkët, ku interesi i vendit në projeksionin euroatlantik të jetë prioritet dhe të izoloni të gjitha ato mesazhe qëllim këqia, një pjesë e të cilave vijnë nga Serbia. Ne duam një rajon evropian dhe nesër të jenë anëtarë të evropës së bashkuar, ky është mesazhi”, tha  Bamir Topi, President i Shqipërisë.

Presidenti shqiptar ka thënë se Tirana mbështet fuqishëm stabilitetin e Maqedonisë. Ai ka ftuar institucionet në Shkup ta zbardhin rastin dhe autorëve tu japin dënimin e merituar. Topi po ashtu ka bërë thirrje për zbatim korrekt të Marrëveshjes së Ohrit e cilas sipas tij shqiptarëve u garanton të drejta të barabarta me maqedonasit.

Nga ana tjetë, presidenti Ivanov, duke folur për situatën e fundit në Maqedoni ka thënë se bëhet fjalë për incidente të izoluara që nuk kanë mbështetje te popullata e gjërë.

“Kjo vrasje e pesëfishte na shokoi të gjithëve. Në interesin tone është të zbulohen autoret e këtyre ngjarjeve sepse nëse ata kanë guxim, këtë  qe bëne këtu, e bëjnë edhe diku tjetër. Është e qartë se dikush nuk dëshiron që raportet në rajon të përmiresohen. Presim që institucionet ta bëjnë punën e tyre dhe qytetarët të mos bien pre e spekulimeve qëllimliga”, tha Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë.

Dy presidentët kanë folur edhe për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë dhe zhvillimin e infrastrukturës. Pas takimit me kolegun e tij maqedonas, Topi, të enjten është pritur nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Të premten presidenti Topi do të takojë liderët shqiptarë Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thacin e PDSH-së.

Top Channel