Champions, Drogba në dyshim ndaj Barcelonës

20/04/2012 21:40

Roberto Di Matteo, trajneri i Chelsea, ka bërë të ditur se Didier Drogba është në dyshim për takimin e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, takim që do të zhvillohet të martën në orën 20.45.

“Drogba ka pësuar një dëmtim në gju dhe të shohim se si do të rekuperohet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale”, deklaroi trajneri i Bluve të Londrës.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte lojtari më i rëndësishëm i ndeshjes Chelsea-Barcelona duke shënuar golin e vetëm të takimit në Stamford Bridge.

Top Channel