Zgjedhjet në Francë, me sytë nga e shkuara

22/04/2012 13:20

Secili prej 10 kandidatëve që garojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ne Francë beson se e ka historinë në anën e tij.  

Për çdo francez, shikimi prapa tek e kaluara e lavdishme kthen forcë. Francois Hollande beson se do të ngjitet në krye të “Elysse”. Për një socialist, kjo do të ishte fitorja e parë pas 17 vitesh.

Në thelb ishte nje fushatë që mbi çdo gje, gërrmoi thelle në historinë e Francës. Sarkozy foli për “Francën e përjetshme”, atë të përqafuar nga Molieri, Napoleoni, Charles de Gaulles, që përmes kësaj thirrje kërkon të zgjojë ata që besojnë ende.

“Le Figaro”, gazeta e krahut të djathtë e përshkroi fjalimin e tij të pasur, lirik dhe largpamës. “Liberation”, i se majtës, e quajti të pakuptimtë dhe aspak motivues. Kur Sarkozy iu drejtua përkrahësve nga “Place de la Concorde”, sheshi ku u ekzekutua ne gijotinë Luigji i XVI, Hollande e perdori këtë për të thënë: “Unë nuk kërkoj të pritet një koke, thjesht po kërkoj të zgjidhet dikush tjetër”.

Një gjë është e sigurt, kurrsesi Sarkozy nuk do të dorëzohet pa luftuar deri në shterimin e energjive. Referencën më të mirë për historinë e bëri kandidati i krahut të majtë, Jean Luc-Melenchon.

Një muaj më pare, ai iu drejtua dhjetëra mijëra përkrahësve në Bastije, burgu i famshem, i sulmuar në 1789. Ishte ai simboli i monarkise despotike Burbone apo regjimit te vjeter. “Shpirti i Bastijes, ne jemi kthyer serish. Ne, francezet e revolucioneve dhe kryengritjeve”, deklaroi Melenchon.

Ai nuk pritet të fitojë, por tronditi jo pak garën presidenciale, me retorikën pasionante.  E majta franceze e konsideron veten si trashëgimtarja e shpirtit të madh revolucionar dhe Melenchon nuk heziton t’ia kujtojë rrënjët ideologjike.

Në anën tjetër të spektrit është kandidatja e ekstremit të djathte, Marine Le Pen, e cila sërish kthen syte nga e shkuara duke idealizuar vizionin e Francës me shumë nacionaliste, me më pak emigrantë.

Porsi babai i saj ultranacionalist, ajo kujton shenjtoren Jean D’Arc që dëboi pushtuesit anglezë, një simbol kombëtar, e cila mbledh rreth vetes shumë më tepër se një turmë militantësh partiakë.

Kjo referencë për të shkuarën e lavdishme, ka një arsye të madhe. E tashmja i fut ne ankth francezët. Kriza e Eurozonës dhe veçanerisht krahasimi i ekonomisë franceze me atë gjermane ka sjellë një re të madhe trishtimi mbi këto zgjedhje.

Ka thirrje për ndryshim, rilindje ekonomike dhe reforma, por jo shumë dëshirë për zgjidhje të vështira, që do të duhen në rrugen drejt së ardhmes. Siguria sociale apo pensionet?

Pikërisht për këtë, francezet kthejnë kokën, pa më të voglin hezitim, nga epoka e artë dhe shpirti i rezistences. E shkuara është toka e sigurt, ku kandidatet mund të skicojnë vizionin për të ardhmen.

Top Channel