Pasditen e së dielës Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka pasur një takim me kandidatin e vetëshpallur për President, ish-kryeministrin, Fatos Nano. Takimi i cili u zhillua në një lokal të kryeqytetit zgjati rreth 90 minuta.

Në daljen e tij nga takimi zoti Arvizu u shpreh që zgjedhja e presidentit do të jetë një proces i vështirë që ka të bëjë me integrimin e vendit, por para së gjithash ai duhet të jetë një process Kushtetues.

“Dua të nënvizoj që ky është një process plotësisht, qartësisht shqiptar. Është një proces që ka lidhje me të ardhmen e këtij vendi dhe drejtimin e tij, sikurse edhe lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon, perspektivën në BE apo marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri të kabinetit qeveritar, por për Presidentin e Repulikës së Shqipërsië. Kështu që kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë, mbi të gjitha duhet të jetë një process Kushtetues. Jam besim plotë që kryeministri dhe cdo shqiptar e kupton këtë shumë mirë”, tha zoti Arvizu.

Gjithashtu ambasadori Arvizu është ndalur në cështjen e 21 janarit, ai tha se është takuar me Kryeprokuroren, Ina Rama e cila do të ngrejë akuzat në ditët në vazhdim. Ai vlerësoi komentet e zotit Nano të bëra gjatë intërvistës në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla për cëshjten në fjalë, të cilat ai i quajti mjaft objektive. Më tej zoti Arvizu ka kritikuar një deputet në lidhje me komentet tij në “Facebok” për ngjarjet e 21 janarit.

“Në fund dua të ndalem tek cështja e 21 janarit. Jam takur të premten me Kryeprokuroren dhe ajo është gati të sjellë akuzat. Do ta lë atë që të jetë më specifike për natyrën e këtyre gjetjeve. Dhe sikurse ju e dini ky proces ka qenë tejet kritik në pikëpamjen tonë, në atë që ka ndodhur në atë ditë të tmerrshme dhe sikurse shumë shqiptarë të enjten e kaluar kanë ndjekur intervistën në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, zoti Nano vuri disa pika të rëndësishme por më e vecanta është ajo që ka lidhje e 21 janari. Komentet që bëri ai ka të ngjarë të jenë më objektivet dhe më të barazpeshuarat që kam parë të bëhen deri më sot. E di që jo të gjithë e besojnë këtë, ka pasur një parlamentar që ka komentuar në “Facebook” që nuk ka rënë dakord me këtë. Ai ka të drejtë të japë pikëpamjet e tij, por unë nuk jam dakord absloutisht me të dhe kur e them këtë kam në memorien time familjet e atyre viktimave. Në këtë moment kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera për të ardhmen e këtij vendi, ajo që nuk na nevojitet janë komentet e lira të cilat janë bërë vetëm për një qëllim të shkurtër politik. Mendoj se kemi nevojë për një lidership për këtë hetim dhe këto gjëra janë të përkufizuara te zoti Fatos Nano”, theksoi Arvizu.     

Në komentin e tij mbi takimin me ambsadorin Arvizu, Fatos Nano foli shumë pak se cfarë ishte biseduar. Sipas Nanos në qendër të bisedës ishte platforma e presidencës së tij, që ka në thelb integrimin e Shqipërsië.

“Takimi me Ambasadorin Arvizu pjesë e konsultimeve që kam nisur. Ndajmë arsyetime të njëjta me ambasadorin Arvizu”, tha Nano.

Për sa i përket konsesusit  të PS dhe takimit me liderin Rama, Nano u shpreh optimist se ai gëzon mbështetjen mes deputetëve socialistë madje do te shprehe ne kete takim edhe atë solidaritet, sipas tij te shpallur apo te “fjetur”, qe gezon.

Ndërsa për komentet e përsëritura të kryeministrit, Sali Berisha që kandidati për president do të jetë nga radhët e figurave të PD-së Nano tha:

“Kryeministri është përfaqësues i mazhorancës dhe ai po bën mirë punën e tij. Ai nuk është një politikan i rekordeve të pjesëshme. Unë nuk mund ta marr kryeministrin në mënyrë kaq të pjesëshme”.  

I pyetur nëse nuk do të merrte mbështetjen e duhur për kandidimin e tij Nano tha:
“Janë jashtë natyrës, traditës dhe qëndrimeve politike të jetës sime episodet konfliktuale. Unë do të avancoj me oferta që zgjidhin probleme”, mbylli Nano.

Në vazhdën e takimeve për mbështejen e kandidaturës së tij si president i ardhshëm i vendit, ai me ambasadorin e SHBA-ve është i dyti për zotin Fatos Nano, pas atij me liderin e LSI-së, Ilir Meta, ditën e premte. Ndërsa me mjaft interes pritet takimi me liderin e PS-së Edi Rama, që është parashikuar për ditën e hënë.   

Top Channel