Exit-Polle, kryeson Hollande

22/04/2012 00:00

Shumë prej kutive te votimit në Francë, ku votohet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale u mbyllen në oren 18.00.

Ora tetë e mbremjes shenoi fundin e procesit. Megjithese ekzitonte embargoja informative deri në oren 20, “Le Suar”, gazeta frankofone me popullore ne Belgjike, publikon exit pollin e saj, sipas te cilit kryesues eshte Hollande.

Edhe sipas televizonit belg RTBF, kandidati socialist ka marre thuajse 28 % te votave ndersa Sarkozi 26 %. E treta renditet renditet Marin Le Pen e Frontit Nacional me 16 %.

Zyrtarët thane se pjesemarrja ishte 70 % deri ne oren 17.00, ndersa ne vitin 2007 ishte 73%, ne po te njejten ore. Per analistet, nje pjesemarrje e larte mund te favorizojne rivalin e Nikola Sarkozise.

57 vjecari, kandidati i qendres se djathte kërkon rizgjedhjen, duke theksuar idene e nje france te forte. Prej 2007 ne detyre, ai ka premtuar reduktimin e deficitit te larte buxhetor dhe taksa ndaj atyre qe vendosin te lene vendin, pikerisht per kete arsye.

Sarkozi apeloi per  Aktin Europian te Blerjes per kontratat publike dhe kercenoi daljen nga shengeni nese vendet e tjere anetare nuk bejne me shume per te reduktuar flukset e emigranteve. Ai votoi ne Paris bashke me te shoqen, Karla Bruni.

Por sfida nuk eshte e lehte, perballe tij është kandidati socialist Fransua Hollande i cili premton rritje te taksave per kompanite e medha dhe ndaj individeve qe fitojne me shume se 1 milione euro ne vit.

Ai foli per rritjen e pages minimale, punesimin e mbi 60 mije mesuesve dhe uljen e moshes se pensionit nga 62 ne 60 vjec per punetoret. Holond votoi ne Tyl.

Nëse zgjidhet ai do te jete presidenti i pare socialist prej Fransua Miteran, qe perfundoi dy mandate 7 vjecare nga vitet 1981-1995. Nese humb, Sarkozi do te jete i pari president qe nuk merr nje mandate te tij prej kohes se Valeri Zhiskar d’Esten ne vitin 1981.

Tani mandati i presidentit eshte pese vjecar. Jane dhjete Kandidate ne gare dhe nese askush nuk merr mbi 50 % do te shkohet ne nje raund te dyte, i paracaktuar me 6 Maj.

Kandidatja e ekstremit te djathte Marin Le Pen, renditet e treta, ai i se majtes Zhan Luk Melenshon dhe i qendres Fransua Bajru renditen i katerti dhe i pesti per raundin e pare te zgjedhjeve dhe pas tyre kandidatet e tjere.

Top Channel