“Rrufeja” Merkel godet Hollande

15/05/2012 00:00

Për pak ngjau si një mision i pamundur udhëtimi i Presidentit francez, Francois Hollande në Berlin. Kjo jo për faktin e dallimeve në qasjet ekonomike, se sa prej motit.

I sapo nisur nga Parisi, avioni presidencial goditet nga një rrufe dhe u detyrua të kthehet mbrapsh. Disa guxuan ta shihnin si shenjë ogurzezë duke e lidhur më shumë me të ardhmen e Europës.

Por jo, ngjarjet nuk rrodhën, sipas tyre. Presidenti i Francës nuk mund të linte në ditën e parë të marrjes së detyrës një takim të paracaktuar. Me një avion të dytë, Francois Holland u nis drejt Berlinit, ku rreth orës 20.30 do të pritet “krahëhapur” nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Si do të jetë ky përqafim? Jo aq i ngrohtë sa me ish-presidentin, Nicola Sarkozy, shkrirja mes tyre jo më kot u pagëzua si “Merkozi”. Fakti mbetet se dy vendet, Franca dhe Gjermania, ekonomitë më të mëdha në Europë, kontribuesit më të mëdhenj në planin e shpëtimit të Eurozonës shihen si strategët që do ta nxjerrin Europën nga kriza.

Pas udhëtimit në Gjermani, Presidenti i Francës do të mbledhë të enjten qeverinë, ndërsa të premten do të pritet në Uashington nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Top Channel