Hollande-Merkel: Greqia, në Eurozonë

16/05/2012 00:00

Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane
Angela Merkel, u shprehen gjate konferencës së përbashkët në Berlin, se
Greqia duhet të qendrojë në Eurozonë, megjithëse bisedimet për formimin e
qeverisë dështuan dhe vendi do të ketë zgjedhje sërish në muajin
qershor.

“Çfarëdo qe mund të bëjmë për ta ndihmuar nga ana strukturore Greqine, per ta ndihmuar me rritjen, me organizimin, do ta bëjmë dhe besoj se kemi rënë dakort që Greqia i përket Bashkimit Europian dhe Eurogrupit dhe kerkojme ta nxisim ta nxisim këtë”, tha Merkel.

“I them Greqise se Europa është gati të shtojë masa për të ndihmuar rritjen ekonomike, të mbeshtese aktivitetin ekonomik, keshtu do te kete nje kthim te rritjes ekonomike ne Greqi”, tha Hollande.
 
Gjatë fushatës presidenciale, Hollande e zhvlerësoi paktin fiskal, arritur mes Merkel dhe paraardhesit te tij, Sarkozy, duke thënë se nuk është një zgjidhje për Europën. Ai u zotua se do t’i bashkangjisë atij, “paktin e rritjes ekonomike.

Këtë qendrim ai e përseriti te martën gjate takimit me Merkel. Dy udheheqesit u perpoq te mos shndërronin në paresore, ndasite, duke bërë shaka për faktin se avioni i Hollande u godit nga rrufeja, gjate fluturimit për ne Berlin.“Ndoshta është një ogur i mire për bashkëpunimin franko-gjerman”, tha Merkel. Per analistet ishte nje fillim i mire, por kundershtitë mbeten.

Tregjet u tronditen te marten, pas lajmit se Greqia deshtoi per te patur nje qeveri dhe do te kete zgjedhje ne Qershor. Sa vjen e shtohet frika se kampi politik kunder-masave te shpetimit do të dale edhe me i forte prej tyre. Korrit te politikaneve dhe bankiereve, qe flasin per largimin e bute te Greqise nga Eurozona- i shtohet edhe shefja e Fondit Monetar Nderkombetar, Kristin Lagard. Kundershtari me i forte i daljes se Greqise nga eurozona mbetet kreu i Eurogrupit, Zhan Klod Junker.

Top Channel