Finalja, Hoeness: Cmimi i biletave, shumë i lartë

16/05/2012 12:55

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka kritikuar ashpër UEFA-n për çmimet e larta të biletave për finalen e Ligës së Kampioneve që ekipi i tij do të luajë të shtunën ndaj Chelsea në Allianz Arena të Mynihut.

“Më vjen shumë keq. Më duket sikur tifozët janë lopë që UEFA po i mjel”, deklaroi Hoeness për ‘Bild’.

Biletat normale kushtojnë 70-350 euro, ndërsa ato në tribunën VIP shkojnë deri në 3500 euro.

Bayern Munchen dhe Chelsea kanë marrë secili nga 17500 bileta për tifozët e tyre, ndërsa 62500 biletat e mbetura ishin për sponsorët dhe tifozët neutralë.

Bayern Munchen ka pasur rreth 1 milionë kërkesa për bileta për ndeshjen e madhe që do të kurorëzojë kampionin e Europës.

Top Channel