Presidenti i sapozgjedhur francez, Francois Hollande mbështet Boris Tadic në garën për president të Serbisë.

Të paktën kjo është ajo që shkruajnë mediat franceze duke saktësuar se një i dërguar i posacëm i Holande ka udhëtuar drejt Beogradit për t’u takuar me kandidatin e Partisë Demokratike serbe, Boris Tadic në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Tadic kërkon një tjetër mandate në krye të Serbisë, ndërkohë që përballë ka radikalin, Tomislav Nikolic. Sondazhet e zgjedhjeve flasin për një epërsi të lehtë të Tadic, megjithatë të tjera sondazhe nxjerrin Nikolic fitues.

Këtë të dielë, serbët do të votojnë në raundin e balotazhit, ndërkohë që thuajse dy javë më parë, votuan për pushtetarët lokalë dhe legjislativë.  

Top Channel