“Ëngjëjt” e Francois Hollande

18/05/2012 11:15

Shkëlqimi i Carla Bruni mund të mos jetë më pjesë e “Elysse”, por Parisi zyrtar është pushtuar nga një “tufë Carlash” të reja.

Hollande mbajti premtimin e tij, për një kabinet të ndarë përgjysmë midis meshkujve dhe femrave e midis ministreve të reja, janë të shumta ato që spikasin për hiret e tyre.

I ironizuar që në fillim nga mediat franceze si “kabineti i takave të larta”, bashkëpunëtoret e ardhshme të Hollande dallohen edhe për moshën e tyre tepër të re.

Liderja e Partisë së të Gjelbërve, 37-vjeçarja Cecile Duflot, Ministre e Strehimit, Aurelie Filipetti, 38 vjeç, Ministre e Kulturës dhe 34-vjeçarja Najat Vallaud-Belkacem ishin figurat kryesore që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Nga ana e saj, regjizorja Yamina Benguigui, e emëruar Ministër e Rinisë, Frankofonisë dhe Diasporës, mbërriti në ceremoninë e prezantimit me taka 14 centimetra të larta.

Kabineti i ri qeverisës në Francë përbëhet nga 34 ministra, midis të cilëve 17 meshkuj dhe po kaq femra. Kjo është hera e parë që në një qeveri franceze arrihet barazia midis dy gjinive.

Top Channel