Hollande në SHBA, pritet takim me Obamën

18/05/2012 00:00

Presidenti i Francës,Francois Hollande mbërrin të premten ne Shtetet e
Bashkuara, pak ditë pas betimit dhe takimit të parë jashtë kufijve të
vendit, me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Qeveria e tij nje peshore mes meshkujve dhe femrave nisi pune te enjten, por aktiviteti i tij po zhvillohet jashte vendit. Në analizen e Mark Mardell, te BBC-se “Hollande, miku i ri i Obamës”, ai flet per vemendjen qe administrata amerikane i kushton zhvillimeve ne Europe.

“Francezët, sic na e kujton shpesh edhe presidenti amerikan, janë aleatet me te vjeter te Amerikës, – thote Mardell, – dhe Presidenti socialist i Frances mund te jete nje mik i ri, po aq i vlefshem”.

Ai do te pritet ne Shtepine e Bardhe perpara nisjes se punimeve te G8-es.  “Nuk ka asnjë dyshim qe samiti do te dominohet nga venia në skenë e “tragjedisë greke” shpjegon analisti i BBC-se. Obama nuk eshte i vetmi, qe kerkon me urgjence, me shume veprim per te ndaluar krizen, perpara se spiralja te dale edhe me shume jashte kontrollit, duke permbytur ekonomine europiane dhe duke derguar dallget e cunamit pertej Atlantikut. Hollande mbetet i panjohur per Uashingtonin, megjithese Shtepia e Bardhe dergoi nje ekip perfaqesuesish ne Paris, javen e kaluar per t’u njohur me keshilltaret me te ngushte te socialistit francez.

Ceshtja eshte, si do te ndjehen personalisht mes tyre dy udheheqesit? Por për t’u kthyer serish ketu, duhet te themi se takimi i pare mes Merkelit dhe Hollande ishte i suksesshem per presidentin francez. Deri dje flitej, vetem per masa shtrenguese, ndersa sot krahas tyre, edhe per rritjen ekonomike.

Shtepia e Bardhe eshte qartazi ne mbeshtetje te axhendes se tij. Amerikanet nuk e kane kuptuar anjehere pse Gjermania nuk e mori keshillen e tyre per te lejuar Banken Qendrore Europiane te vepronte si Federal Reserve.  Dhe Mardell e perfundon analizen e tij duke thene se rezultatet do te duken pas samitit europian qe do te zhvillohet javen e ardhshme.

Top Channel