Di Matteo: Duhet të mbrohemi mirë

18/05/2012 20:50

“Duhet të jemi të përulur dhe të shfrytëzojmë eksperiencën e gardës së vjetër.” Kjo është receta e fitores së Champions League sipas teknikut të Chelsea, Roberto Di Matteo në prag të finales së madhe që do të vërë përballë Chelsea dhe Bayern Munchen të shtunën në mbrëmje (20.45).

“Bayern luan në shtëpi, por nuk ka favoritë kjo finale. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë duke pasur kujdes ndaj Ribery dhe Robben, pa harruar që luan edhe Gomez i cili ka bërë “vetëm” 41 gola këtë sezon. Edhe një herë tjetër mbrojtja jonë duhet të bëjë një ndeshje të madhe”, deklaroi tekniku italian në konferencën për shtyp para finales.

Pikërisht në mbrojtje Chelsea do të vuajë mungesën e kapitenit John Terry dhe Branislav Ivanovic, por do të jenë të gatshëm David Luiz dhe Gary Cahill të cilët kanë mundur të rekuperohen nga dëmtimet respeKtive.

“Mendoj se ekipi im i ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë kompeticion”, përfundoi Di Matteo.

Top Channel