Në mesditë Kryeministri Sali Berisha u nis për në Shtetet e Bashkuara,
ku për dy ditë do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i cili zhvillohet
këtë herë në Çikago.

Ky eshte samiti i 25-te i NATO-s, për Shqipërinë ky eshte samiti i dyte i krereve te shteteve, ku Shqiperia merr pjese pas anetaresimit me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut ne prill te viti 2009. Ne samitin e Çikagos, kryeministri Berisha shpqerohet nga ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Zyra e Shtypit e Kryeministrit, njoftoi se kreu i qeverise shqiptare, ne diten e pare te punimeve te shtunen, qe do te hapet nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen do te jete pjesemarres ne sesionin e Keshillit te Atlantikut te Veriut, ku do te perkujtohen ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyres gjate opracioneve te Aleances.

Në sesionet e tjera, kryeministri Berisha bashkë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës, qe do te perbejne edhe temat kryesore te ketij samiti. Kryeministri Berisha do te qendroje me pak se tre dite ne Shtetet e Bashkuara dhe pritet qe mesnaten e se henes ai te jete ne Tirane.

Mesohet se kryeministri e ka afruar daten e kthimit, per shkak te minisamiteve qe do t’i dihet te zhvilloje menjehere ne Tirane, ku te gjithe po presin me padurim nisjen e procedurave per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes.

Top Channel