Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani nuk po humb kohe per te shkeputur
lidhjet me strukturat e Ministrise së Brendshme, një nga dikasteret më
të rëndësishme në vend, të cilin e drejtoi deri pasditen e së hënës.

Ne takimin e lamtumires me drejtuesit e Policise se Shtetit, zoti Nishani kishte zgjedhur te komunikonte me gjuhen e mirenjohjes dhe falenderimeve per efektivat e Policise se Shtetit. Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani u dedikoi atyre, ate qe e cilesoi, si arritje ne krijimin e sigurise per qytetaret dhe garantimin e mbrotjes se te drejtave te tyre.

“Standardi që Policia e Shtetit ka rivendosur sot në krijimin e ambientit tërësisht të distancuar nga ndikimet politike, plotësisht i përfshirë në garantimin e sigurisë dhe të rendit, për individët, për grupimet politike, aktivitetet, është një vlerësim i cili juve ju ka ardhur në radhë të parë nga qytetarët shqiptarë dhe çdo vlerësim që vjen nga qytetari në mënyrë të drejtpërdrejtë, më besoni është vlerësimi më i madh që mund të fitojë dhe duhet ta fitojë një individ dhe një punonjës shteti kudo që ai të jetë”, tha Nishani.

Perpara se te marre detyren e Presidentit te Republikes, Bujar Nishani i dha nje keshille te gjithe hierarkise se Policise se Shtetit, duke nisur nga Drejtori i Pergjithshem tek efektivi me i thjeshte i Policise se Shtetit.

“Përtej profesionalizmit, i cili është shumë i domosdoshëm, integriteti, integriteti dhe vetëm integriteti duhet t’ju karakterizojë, sepse është instrumenti që do të lehtësojë maksimalisht punën tuaj dhe do t’ju ndihmojë në arritjen e sukseseve gjithmonë e më të mëdha”, tha Nishani.  

Top Channel