Tom-Katie, darka e fundit bashkë

09/07/2012 00:00

Tom Cruise u shpreh i dëshpëruar kur gruaja e tij Katie Holmes kërkoi
divorcin më 29 qershor. Së fundmi janë publikuar foto, të cilat shfaqin
Tom dhe Katie, si një cift i lumtur, dy javë përpara lajmit të madh,
ndërsa hanë bashkë një darkë.

Çifti hollivudian u fotografua në Islandë, në kryeqytetin Reykjavik, ndërsa po hanin darkë në një restorant sushi.

Tom ishte ende në Islandë, kur lajmi u përhap në mbarë botën, dhe ndërsa po përgatiste festimet për 50-vjetorin e tij.

Ndërsa sot Katie vazhdon jetën e saj normalisht pa Tomin, duke shëtitur Surin në shumë vende. Së fundmi është fotografuar nëpër rrugët e New York-ut, ndërsa Katie e mban ende në krahë vogëlushen Suri.

Top Channel