Egjipt, Gjykata kundër presidentit

09/07/2012 00:00

Urdhëri i presidentit të sapozgjedhur, Mohamed Mursi për mbledhjen dhe legjitimimin e parlamentit u rrëzua nga Gjykata Supreme në Kajro duke rritur tensionet me presidentit dhe ushtarakëve.

Gjykata Supreme gjatë shtatorit vendosi që ligji elektoral me të cilin u mbajtën zgjedhjet legjislative ishte anti-kushtetues. Ky vendim e bënte praktikisht parlamentin nul dhe për këtë Këshilli Suprem Ushtarak, që në ato ditë kishte ende pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ të vendit, urdhëroi shpërndarjen e dy dhomave.

Zoti Mursi, partia e të cilit Vëllazëria Mulsimane, fitoi shumicën e vendeve, tha se dhoma duhet të rimblidhet derisa të mbahen zgjedhje të reja, por gjykata Supreme argumentoi ditën e hënë se të gjitha vendimet e saj ishin të detyrueshme dhe të paapelueshme.

Vendimi i tij shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj ushtrisë, thonë analistët, ndërsa vetëm pak para zgjedhjes së tij, ushtria i kishte dhënë vetes kompetenca që i zhvishnin presidentit fuqinë mbi autoritetet ushtarake.

Top Channel