Në Olimpiadën e Misurit të vitit 1904 ka pasur disa gara ku konkurrentët ishin njerëz të tribuve të ndryshme dhe kanibalë ose siç njiheshin atëherë “njerëz të egër”.

Arsyeja e pjesëmarrjes së tyre në një Olimpiadë moderne ishte se
amerikanët donin të tregonin se niveli i tyre atletik ishte shumë më
inferior se ai i të bardhëve.

Ky eksperiment racial u organizua nga drejtori i Lojërave Olimpike të vitit 1904, James Edward Sullivan, një njujorkez me origjinë irlandeze i cili i vendosi këta njerëz tribush të garonin kundër njëri-tjetrit përgjatë dy ditëve, një prelud i Lojërave të vërteta.

Kjo konsiderohet një nga ngjarjet më të shëmtuara të ndodhura në një Olimpiadë në të cilën u ftuan shkencëtarë për të vëzhguar këtë “spektakël” inferioriteti.

Rezultatet e njerëzve të “egër” ishin shumë të dobëta për vetë faktin se ata nuk dinin se çfarë duhet të bënin në një pistë gare me pengesa apo si të merrnin vrullin në kërcimin së gjati.

Edhe në harqe apo hedhjen e shtizës këta “sportistë” të rinj nuk treguan asgjë edhe pse duhet të kishin shkëlqyer duke marrë parasysh se gjahu ishte një veprimtari e përditshme për ta.

Gjithsesi, koha ka vërtetuar se përfundimet e këtij eksperimenti kanë qenë krejtësisht të gabuara. Sot mendohet se atletët me ngjyrë janë ata që kanë një “plus” në genet e tyre që i bën më të shpejtë dhe më të fortë duke bërë që të pushtojnë zonën e medaljeve në çdo Olimpiadë.

Top Channel