Ekipi olimpik merr flamurin

12/07/2012 23:48

Në një ceremoni gala ekipi olimpik shqiptar ka marrë flamurin e vendit, për ta ngritur në olimpiadën e rradhës, atë të Londër 2012-s.

Mes njerëzve të sportit, ambasadorëve dhe sportistëve që do të na përfaqëojnë në këto lojra olimpike, të pranishëm kanë qenë edhe ministrat e sporteve të Shqipërisë dhe Kosovës, Aldo Bumci dhe Memli Krasniqi.

Në fjalën e tij ministri Bumci theksoi sakrificën e sportistëve tanë për të arritur deri këtu dhe arritjet që ata kanë bërë në arenën europiane e botërorë në sportet repsektive.

Ndërkohë ministri Krasniqi, duke kujtuar edhe një herë sportisten kosovare Majlinda Kelmendin ka theksuar se kjo e jona është një përfaqësi kombëtare e një kombi, atij shqiptar.

Ekipi olimpik shqiptar përbëhet nga 11 sportist, në peshngritje Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, Hysen Pulaku dhe Romela Begaj, në not Sidni Hoxha Noel Borshi, në qitje Arben Kucana dhe në xhudo Majlinda Kelmendi, në atletikë Adriatik Hoxha dhe Klodiana Shala.

Ndërkohë Luiza Gega, atletja tjetër, nuk do të marrë pjesë pas një mosnjohje të rezultatit nga Federata Botërore e atletikës.

Sportistja shqiptare do të mbajë flamurin në parakalimin e ekipit tonë më 25 korrik në ceremoninë e hapjes së olimpiadës Londër 2012-të do të jetë Romela Begaj.

Top Channel