Katie trajton Suri-n si princeshë

14/07/2012 00:00

Eshtë shumë e vështirë të mbash fëmijët e lumtur ndërsa vetë po kalon
një stuhi divorci. Por Katie Holmes po përpiqet të bëjë më të mirën që
ajo mund të bëjë për vajzën e saj Suri, të cilën po e trajton si një
princeshë, duke i blerë shumë lodra dhe duke e argëtuar në New York.

Katie mesa duket mendon se blerja e shumë dhuratave mund të jetë një mënyrë që 6-vjecarja të mos mendojë aspak për atë që po ndodh me prindërit e saj.

Nënë e bijë kanë shijuar një tjetër ditë të bukur në New York. Bashkë me to ka qenë edhe një shoqe e Surit.

Megjithë çfarë po ndodh Katie duket totalisht e përqendruar në një gjë: Vajza e saj duhet të jetë sa më e qetë dhe lumtur.

Por edhe Suri duket mirë me nënën e vet, pasi herë pas here ka dëshirë që ajo ta mbajë në krahë dhe e përqafon fort…ndonjëherë bëhet edhe shumë tekanjose.

Top Channel