05:35 "Pasdite ne TCH"
Programi i plote
PUBLICITET
Moody’s:Gjermania në vorbullën e krizës
24/07/2012

Në fund të një tjetër dite për t’u harruar për tregjet ndërkombëtare, agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s rishikon qendrimin për vendet e Eurozonës dhe sipas agjencisë, tanimë edhe Gjermania rrezikon.

Nën lupën e Moody’s veç Gjermanisë ndodhet edhe Holanda dhe Luksemburgu, të trija këto vende mbajnë vlerësimin maksimal të kreditimit, AAA. Nuk bëhet fjalë për një ulje të këtij vlerësimi, por për kalim të parashikimeve të borxheve përkatëse nga “të qendrueshme” në “negative”, që mund të përkthehet me vendosje të të trija këtyre vendeve nën një vëshgim më të rreptë nga ana e agjencisë. Moody’s konfirmon vlerësimin AAA për Finlandën dhe parashikim të qendrueshëm për të.

Kriza Financiare
Gjermania ka reaguar menjëherë pas raportit të Moody’s duke deklaruar se është dhe do të mbetet një faktor stabiliteti i monedhës së përbashkët. Ministri gjerman i financave, Wolfgang Scheauble tha se Berlini, së bashkë me partnerët do të bëjë gjithcka është e mundur për të nxjerrë Eurozonën nga kriza e thellë e borxheve.

“Gjermania ndodhet në një situatë ekonomike dhe financiare solide dhe të qendrueshme. Kapitali në sektorin bankar gjerman është përmirësuar ndjeshëm dhe perspektiva e ekonomisë gjermane është një rritje solide”, deklaroi ministri Scheauble.

Moody’s argumenton parashikimin e saj negativ për 3 ekonomitë, si pasojë të mungesës së sigurisë financiare në Eurozonë dhe apatisë së klasës politike për t’iu përgjigjur shpejt dhe saktë asaj. Agjencia thotë se tregjet i tremben edhe zërave në rritje së fundmi për një dalje të mundshme të Greqisë nga monedha e përbashkët, cka do të humbte besimin e Euros e do të përkeqësonte akoma më shumë situatën.

Dalja e Greqisë nga Euro dhe rikthimi i saj tek monedha kombëtare Dhrahmia është risjellë në qendër të vëmendjes nga mediat. Revista e përjavëshme gjermane, Der Spiegel shkruan se FMN, një nga anëtarët e trojkës huadhënëse të Greqisë, refuzon të ofrojë këstin e radhës së ndihmës për Athinën me pretekstin se qeveria greke nuk do të jetë e aftë ta shlyejë borxhin dhe së vendi në shtator del nga monedha e përbashkët.

Këto zëra nuk janë konfirmuar nga FMN, por as janë përgënjeshtruar.

Spanja kërkon sërish ndihmë?

Ministri spanjoll i ekonomisë, Luis de Guindos po viziton Berlinin ku do të takohet me homologun gjerman, Wolfgang Scheauble.

Temat e bisedimeve mes dy ministrave nuk bëhen publike, por në media qarkullojnë zërat se Madridi do të kërkojë sërish ndihmë financiare nga Bashkimi Europian për shkak se me të ardhurat aktuale që sigurohen nga taksat, por edhe me shkurtimet drastike të ndërmarra deri më tani nga qeveria e Rajoy, nuk mundësohen të ardhura të mjaftueshme në planin afatgjatë.

Zërat bëhen akoma më të besueshme edhe nga gazeta spanjolle El Pais e cila citon një zyrtar të lartë të qeverisë spanjolle të konfirmojë këtë fakt.

Ndërkohë mediat gjermane fajësojnë vendet në krizë të Eurozonës për zhvlerësimin e ekonomisë gjermane nga agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s. Në edicionin online, Bild shkruan se Eurozona po tërheq me vete edhe ekonominë e shëndoshë gjermane dhe në brendi të artikullit shprehet skepticizmi për masat e marra në nivel europian për daljen nga kriza.


/ Top Channel









Lajmet kryesore

Moody’s:Gjermania në vorbullën e krizës
Arrestohen 5 punonjës të BSH
Operacioni i policisë për grabitjen, gjykata ka lëshuar 6 fletëarreste
Kuvendi miraton reformën territoriale
Miratohet ligji për Policinë e Shtetit
Cameron “kap” emigrantët shqiptarë
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
PD: Ndërkombëtarët të hapin sytë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Energjia, Kriza Financiare, Turizmi, Reformat, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.