Rrjetet sociale, si poemat epike

26/07/2012 00:00

Mekanizmat e marrëdhënieve në lojrat e rrjeteve sociale janë më të
ngjashme me ato të përshkruara në poemat epike sesa në romanet moderne.

Kështu thotë një studim i profesorëve Mac Carron dhe Ralph Kenna nga Coventry University, të cilët kanë analizuar mes të tjerash “Iliadën” dhe poemën angleze “Beowulf”.

Nga këto analiza ka dalë se ndërveprimet mes personazheve janë koherente me ato të verifikuara në rrjetet sociale. Marrëdhëniet mes karaktereve janë analizuar duke përdorur dy kritere: mirësjellje dhe armiqësi.

Top Channel