Sportistja më e bukur e Lojërave Olimpike

06/08/2012 12:30

Antonija Misura është një basketbolliste kroate pjesëmarrëse në “Londër 2012” dhe sipas korrespondentit spanjoll të sportives ‘Marca’, Misura është sportistja më e bukur e kësaj Olimpiade.

“Duke shëtitur në Londër pashë një bukuroshe me tutën e Kroacisë. Ishte dashuri me shikim të parë!”, shkruan reporteri në blogun e tij.

“Nuk e njihja dhe mora sa më shumë informacion për të. Në internet kuptova që për shumë njerëz ajo është më e bukura e Olimpiadës. Kanë shumë të drejtë!”, shton gazetari.

Ja fotot e Antonija Misura:

Top Channel