Për herë të dytë brenda pak orësh, pasi Parlamenti dështoi të miratojë
me konsensus ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imuniteteve të
zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, Kryeministri Sali Berisha u duk i
vendosur për të çuar përpara idenë e zhvillimit të referendumit të
përgjithshëm për këtë çështje. 

“Midis një akti për të larë duart, nuk e kishim për të larë duart dhe shtytjes para të procesit për një nivel të ri transparence, mbetej rruge e vetme t’u drejtohemi shqiptarëve në një referendum popullor”, tha Berisha.

Duke përsëritur akuzën se Edi Rama nuk lejoi Partinë Socialiste për të votuar kufizimin e imunitetit, në mënyrë që të bllokoje për të tretën here statusin e vendit kandidat, kryeministri Berisha u tregua i hapur, kur tha se zhvillimi i referendumit paraqet disa vështirësi. Vështirësitë kanë të bëjnë me anën proceduriale-juridike, pasi ekziston nje vendim i nderlikuar i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë popullit të drejtën për t’u shprehur për ndryshime kushtetuese.

Fillimisht Kryeministri Berisha ka menduar të kërkojë ekspertizën e Parlamentit për të eksploruar rrugët ligjore për zhvillimin e referendumit.

“Pavaresisht nga disa veshtiresi te padiskutueshme, referendumi do te behet ne respekt të plote Kushtetutes në frymen dhe gërmën e saj. Por asgjë nuk mund të pengojë të dëgjohet zëri i qytetarit, zëri i shqiptarëve. Ndaj, do t’i kërkojmë Këshillit Legjislativ të Parlamentit të elaborojë platformën për hapat e mëtejshëm të këtij akti madhor, ne te cilen, qytetaret shqiptare duhet te shprehen. Edhe ata do të kenë të drejtë të plotë të flasin për ne. Kush ka frikë, të dalë mënjanë”, tha Berisha

Por kur do te shprehen qytetaret shqiptare per kufizimin e imuniteteve? Edhe kjo eshte e paqarte, pasi, nëse do të ketë një kërkesë zyrtare nga mazhoranca, në lojë hyjne edhe institucione te tjera, te cilat kane te përcaktuar kohen e tyre per vendimmarrje.

Nëse Gjykata Kushtetuese pershembull, do te shprehet pro kerkeses per referendum, i duhen maksimalisht 60 dite. Presidentit i duhen 45 ditë për të shpallur me pas daten e referendumit, pa permendur procedurat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duhen më shumë se tre muaj per te bere referendumin para 30 dhjetorit te ketij viti. Ky është afati i fundit për te kryer nje referendum, pasi ligji i ndalon referendumet 6 muaj para zgjedhjeve, qe sipas llogarive jane me 1 ose 8 qershor.

Kryeministri Berisha është i vetedijshem se ndodhet edhe nen presionin e kohes dhe jo pa qellim e permendi ate, por duke shprehur sigurine se referendumi do te zhvillohet.

“Do te ecet drejt referendumit popullor, duke respektuar teresisht te gjitha percaktimet ligjore dhe kushtetuese per referendumin. Koha e zhvillimit te referendumit do te percaktohet nga institucionet përkatëse, KQZ, Gjykatën Kushtetuese dhe institucione të tjera”, tha Berisha.

LSI: Të arrihet konsensus

A ka nje opsion te dyte pervec referendumit? Mosvotimi i Projektligjit per Ndryshimin e Kushtetutes ne Parlament i le ketij institucioni edhe nje hapesire tjeter. Duke qene se projektligji nuk quhet i rrezuar, Parlamenti mund ta hedhe ate serish ne votim, ndoshta ne shtator.

Ketij opsioni iu referua Levizja Socialiste per Integrim, e cila perkrahu nismen e kryeministrit Berisha per referendum, por sugjeroi edhe votimin e shtatorit, si nje shans te dyte.

“Nëse këtë nuk e bën politika, atë e bëjnë qytetarët dhe referendumi popullor për të gjykuar dhe për të vendosur mbi kufizimet e imuniteti dhe kjo është një mundësi reale kushtetuese. Por nuk arsye se përse të mos gjejmë mënyra të tjera, që të shfaqim përgjegjshmëri”, tha Luan Rama.

Kryeministri Sali Berisha nuk e ka permendur ende kete opsion, pasi siç u shpreh disa here, Edi Rama ka vene perpara interesit te qytetarëve, interesat personale te nje grupi njereish, qe sipas tij duan te perfitojne pasurim te paligjshem nga imuniteti.

“Nuk kam asgjë dhe kam respektin më të madh për të gjithë ata që pasurohen në mënyrë të ligjshme, por nuk mundet që një grup miliarderësh të mposhtë, të shkelmojë mbi vullnetin e qytetarëve shqiptarë për të parë zyrtarët e lartë pa imunitet”, tha Berisha.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, pasi ka dështuar votimi për heqjen e imunitetit, Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryeministri akuzoi deputetët e opozitës se me veprimin e tyre për të mos e votuar heqjen e imunitetit, po shkelnin interesat parësore të votuesve të tyre

Ndërkohë kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar të hënën në mbrëmje në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Berisha për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit.

Në mesazhin e postuar në rrjetin social, Rama fton shefin e qeverisë që të votohet për të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe të shihet se cila palë, pozita apo opozita, do të ketë mbështetjen e popullit.

Top Channel