Olimpiada, dështon Isimbajeva

07/08/2012 00:00

Feliks Sancez nga Republika Domenikane ka thyer çdo pengesë moshe duke
arritur të fitojë garën e 400 metrave me pengesa, 8 vite pasi e kishte
fituar edhe në Olimpiadën e Athinës.

34-vjecari, dy herë kampion bote ka qenë i pathyeshëm në këtë gategori për 43 gara rradhazi nga viti 2001 deri në vitin 2004, dhe këtë herë e ndali kronometrin në kohën 47.63 sekonda. Pas tij u rendit amerikan Majkëll Tinslei, i cili mori medaljen e argjendtë dhe atleti nga Porto Riko Havier Kulson, u rendit i treti duke marrë medaljen e bronxtë.  

Në garën e 400 metrave është Kirani Xhejms ai që dominon duke bërënjë paraqitje të mreullueshme. 19 vjecari e ndali kronometrin në 43.94 sekonda, një kohë e cila ishte gjysëm sekonde më e shpejtë se atleti i vendit të dytë që ishte Santos nga Republika Domenikane, ndërsa Gordon nga Trinidad Tabako u rendit në vendin e tretë.
Në garën e 3000 metrave për femra e para që kalon finishin është kampionia e botës Juliva Zaripova, ndërsa shumë tëpërfolurat, binjaket nga belgjika Kevin dhe Xhonatan Borli u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë.
26-vjecarja Ruse kryesoi që në start dhe arriti ta kalojë finishin me një avantazh të dukshëm prej 6.72 sekonda. Habiba Gribi nga Tunizia fitoi medaljen e argjendtë duke vendosur një rekord kombëtarë dhe Etiopiania Sofia Asefa u rendit e treta.

Në kërcim së larti me shkop për femra vjen surpriza e dështimit të Jelena Isimajevës. Atletja ruse, rekordmene dhe fituese e medaljes së artë 4 vite më parë në Pekin nuk e kaloi as lartësinë 4.55 metra. Ndërkohë fituesja e medaljes së artë ishte amerikania Xhenifer Suhr e cila kërceu deri në 4.75 metra. Medalja e argjendë është për Jarislei SIlva, atletja ruse e cila kërceu 4.70 metra.  

Në futboll për femra kampionët e botës së Japonisë do të përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finale pasi mundën Francën me rezultatin 2-1 në Uembli. Mijami dhe Sakaguci shënuan dy golat për përfaqësuesen jeponeze, ndërsa Le Somer ngushtoi diferencën për Francën. Ato patën shansin të barazonin pak minuta më pas me një 11-metërsh, por Busalia e humbi. Franca e cila u rendit e katërta në Botëror, ka shasin ntë fitojë medaljen e saj të parë të bronxtë me këtë debutim të tyren në Olimpiadë, medalje të cilën do ta ndajnë në ndeshjen me Kanadanë. Këta të fundit u mundën nga Shtetet e Bashkuara me një gol që u shënua në minutën e 122 e 25 sekonda. 6 sekonda më pas ndeshja përfundoi.

Top Channel