Londër, zhduken shtatë atletë kamerunas

07/08/2012 15:10

Shtatë atletë kamerunas janë zhdukur në Londër, ku udhëtuan për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike në zhvillim.

Të shtatë, midis të cilëve pesë boksierë, besohet se mund të kenë vendosur që të arratisen nga fshati olimpik dhe të qëndrojnë në Europë për arsye ekonomike.

Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tyre të mundshme.

Portierja rezervë e ekipit të futbollit të femrave, Drusille Ngako, ishte e para që u zhduk, ndjekur nga boksierët dhe një notar.

Në qershor, një 15-vjeçare etiopiane mbajtëse e flakës olimpike gjithashtu u zhduk ndërsa ndodhej në një hotel në Notingem.

Top Channel