PS: Berishës nuk i intereson integrimi

08/08/2012 00:00

Partia Socialiste e konsideroi sukses dështimin e votimit për kufizimin e
imunitetit te zyrtareve te larte dhe gjyqtarëve, pasi sipas opozites,
dështoi plani i Sali Berishës për të gjunjëzuar drejtesine.

“Ne nuk mund të pranojme qe imuniteti te konsiderohet si tejet i rendesishem pe integrimin e vendit, gje qe ne fakt eshte e vertete, kurse pavaresia e drejtesise, lufta kunder korrupsionit te injorohen totalisht nga kjo qeveri. Ne nuk do te pranojme qe drejtesia te vazhdoje te mbetet e gjunjezuar perpara pushtetit te Sali Berishes. Ne fakt Berishes nuk i intereson aspak imuniteti, as integrimi. E verteta eshte se e gjihe kjo propogande synon vetem te mbuloje deshtimet e ketij pushteti”, tha deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Bashke me kete qendrim, Partia Socialiste ka perforcuar edhe nje pozicion tjeter, kur pas deklarates se kryeministrit Berisha per te zgjidhur me referendum çeshtjen e imuniteteve, opozita kerkoi hedhjen ne referendum te disa çeshtjeve te tjera.

“Bashke me voten per kufizimin e imunitetit qe duhet hequr apo kufizuar te fusim ne referendum edhe propozimet tona per te siguruar pavaresine e drejtesise, per ligjin e mbeturinave dhe ate te marreveshejs se detit, nepermjet te ciles Sali Berisha do qe do t’ia fale token fqinjeve tane per here te dyte. Shqiptaret le te vendosin dhe do te vendosin”, tha Kodheli.
 
Nga kerkesat e Partise Socialiste vetem ajo e paketes per ndryshime te tjera kushtetuese mund te hape debat, pasi dy çeshtjet e tjera, njera per referendumin kunder ligjit te menaxhimit te mbetjeve ka nisur nje procedure te vecante, ndersa e dyta ajo e marrëveshjes se ujrave nuk mund te hidhet ne referendum, pasi Kushtetuta e ndalon referendumin per çeshtje qe prekin teresine territoriale te Shqipërisë.

PD: Rama ka fobi nga zeri dhe vullneti i qytetareve

Megjithate ne nje reagim te sajin, Partia Demokratike nuk i permendi keto argumenta, por i cilesoi ne bllok kerkesat e socialisteve si qendrim absurd te Edi Rames.

“Pavarësisht nga fobia e z.Rama nga zëri i qytetarëve shqiptarë, referendumi për heqjen e imunitetit do të thirret  dhe zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe respektohet plotësisht. Partia Demokratike thekson se kërcëninimi i Partisë Socialiste për thirrje të referendumeve të tjera si kundërpërgjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit per heqjen e imunitetit, është mjerane dhe qesharake. Partia Demokratike fton Partinë Socialiste të ushtrojë që nesër të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme. Por, ajo nuk e ben këtë, sepse ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjesht. Z. Rama dëgjon vetëm zërin e miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste, mirëpo për imunitetin pas 10 vitesh bllokimi, politikanët duhet të heshtin, tani radha është e qytetarëve. Shqipëria pret verdiktin e tyre”, tha zëdhënësja e PD-së.
 
Duke cituar nenin 150 te Kushtetues, qe percakton se “Të drejtën e thirrjes së referendumit në Shqipëri e kanë 50 mijë qytetarë, 1/5 e deputetëve të Parlamentit dhe Keshilli i Ministrave, Partia Demokratike thote se ne ditet ne vijim, ne konsultim me Keshillin Legjislativ te Parlamentit, mazhoranca bashke me aleatet e saj do te vendose se cilen nga rruget kushtetuese do të përdorë për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit.

Top Channel