Vdes fansi më i madh i Olimpiadës

08/08/2012 13:30

Conrad Readman, një britanik nga Colchester, kishte marrë dy javë leje nga puna për të ndjekur çdo ditë të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

49-vjeçari kishte blerë bileta për çdo sport dhe i kishte zënë të gjitha ditët me evente, por ëndrra e tij për të ndjekur ditë pas dite Olimpiadën u shua pas një infarkti në zemër kur po shihte garat e çiklizmit në sallë.

Conrad, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes dhe kishte parë gati të gjitha medaljet e arta të fituara nga Britania e Madhe, u gjet në një nga WC-të e velodromit.

Nëna e Readman tha: “Po i priste me padurim Lojërat Olimpike që kur u lajmërua se do të zhvilloheshin në Londër. Kurrë nuk ka pasur probleme me zemrën. Vdiq duke bërë diçka që e kishte pasion, ishte aty ku donte.”

Top Channel