Isinbayeva: Dua medaljen e artë në Rio

08/08/2012 14:30

Yelena Isinbayeva shprehu dëshirën për të marrë pjesë në Olimpiadën “Rio 2016” për të tentuar fitoren e medaljes së artë që i shpëtoi në Londër, ku arriti vetëm atë të bronztë.

Atletja ruse e kërcimit me shkop u shpreh për Reuters: “Kam vendosur të jem në Rio në vitin 2016 për të fituar atë medalje të artë që nuk e arrita dot këtu. Do të jem në botërorin e Moskës në vitin 2013, do të bëj pushim e më pas në Rio.”

30-vjeçarja ka fituar medalje të arta në Olimpiadat e Athinës dhe Pekinit, por të hënën në mbrëmje, në një mbrëmje me shi dhe të ftohtë, rusja nuk u paraqit aspak mirë për nivelin e saj.

Top Channel