“Londër 2012” arrin në finish

11/08/2012 00:00

Në stafetën 4×400 për femra është skuadra amerikane ajo e cila ka dominuar edhe në këtë olimpidaë duke marrë medaljen e artë.

Troter, Felis, MekKorori dhe Ricards Ros, janë atletet që i dhanë një tjetër medalje të artë Shteteve të Bashktuara, ndërkohë pas tyre u renditën atletet ruse, fiutese të medaljes së argjendtë dhe në vendin e tretë gjendet Xhamajka.

Në garën e 800 m për femra, rusia Maria Savinova ka arritur të shkëputet në metrata e fundit duke ndalur kronometrin në kohën 1.56.19, mjaftueshëm për t’i dhënë atletes ruse medaljen e artë.

Kaster Semenia nga Afrika e Jugut e kaloi finishin e dyta, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë gjendet një tjetër ruse. Me kohën 1.57.53, Ekaterina Poistogova, është fituesja e medaljes së bronxtë.

Dukej që do të ishte olimpiada e tyre, të paktën sa i përket futbollit, por Brazili nuk ka arritur të kompletojë marshimin e tij pasi ka humbur medaljen e artë në finalen e Uemblit, pasi u mund 2-1 nga Meksika.

Peralta kalon menjëherë në avantazh në minutën e parë të ndeshjes, Meksikën dhe janë po ata që dyfishojnë shifrat në minutën e 75-të. Përfaqësuesja selesao ngushoi në kohën shtesë rezultatin me Hulk, ndërsa Oskar humbi shansin për të barazuar në 2-2.

Shtatë ditë pasi mori medaljen e tretë të artë për Britaninë e Madhe në garën e 10.000 metrave, Farah arrin të bëjë një tjetër paraqitje shumë të mirë në garat e distancës.

80.000 të pranishmit në stadiumin olimpik kanë parë dominimin e Farah në garën e 5000 metrave për meshkuj, ndërkohë pas tij u rendit etiopiani Gebremeskel, fitues i medaljes së argjendtë dhe Keniani Tomas Longosiva u rendit i treti e mori medaljen e bronxtë.

Top Channel