Modelja Rosee, arsyeja e tërheqjes së Phelps?

12/08/2012 11:35

Notari Micheal Phelps shpalli tërheqjen e tij nga sporti, pasi në Lojrat Olimpike të Londrës u shndërrua në njeriun më të suksesshëm të të gjitha kohërave në historinë e Olimpiadave.

Fitues i 20 medaljeve të arta në karrierë, Phelps nuk mund të mundet nga asnjë person në histori dhe vetëm 40 shtete kanë marrë më shumë medalje të arta se ai në më shumë se një shekull.

Në moshën 27-vjeçare, notari mund të ishte ende në nivele të larta kur të afrojnë Lojrat e ardhshme, në Rio de Zhaneiro 2016.

Megjithatë, amerikani premtoi se nuk do të ketë më kthim pas dhe arsyeja e tërheqjes së tij mund të quhet Megan Rossee.

Si një profesionist, Phelps i është dedikuar sportit dhe ka patur pak kohë për t’iu dedikuar modeles së pashme që ka përkrah, e cila mund të jetë “trofeu” i tij i radhës, tashmë si një njeri i “papunë”.

Top Channel