PS: SHISH-in e kontrollon Berisha

12/08/2012 00:00

Socialistët kanë reaguar menjëherë më pas duke i dhënë udhë akuzave të ministres së “çintegrimit”, siç cilësohet zonja Majlinda Bregu në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga Selia Rozë.

Sipas PS, zonja Bregu duhet më parë të kërkojë falje për dështimet e njëpasnjëshme në detyrën e saj e më pas të gjejë guximin, theksohet më tej, të justifikojë veprimet e presidentit Nishani në shkarkimin e kreut te SHISH dhe emërimin në vend të tij të një “ushtari të kryeministrit”.

Në deklaratë thuhet se zonja Bregu përpiqet t’i shesë shqiptarëve shefin e ri të SHISH-it si një njeri të kualifikuar dhe akademik të spikatur, ndërkohë që sipas socialistëve ai është një ndër veglat e përdorura nga SHIK-u i Gazidedes duke mbajtur në atë vit postin e drejtorit të kundërzbulimit.

Nuk ka shqiptarë që sipas Selisë Rozë të mos kuptojë se është vetë kryeministri që e ka kthyer bashkëpunëtorin e Gazidedes në Tiranë dhe tashmë i ka dhënë postin e SHISH-it për ta patur atë plotësisht nën kontroll.

Më tej, në deklaratë thuhet se zonja Bregu dhe qeveria nuk kanë asnjë mënyrë për tu shfajësuar as përpara shqiptarëve që ende e kanë të freskët kujtimin e së shkuarës, por as përpara aleatëve ndërkombëtarë që janë shprehur prerazi për pavarësinë e shërbimit informativ shtetëror. Pozicion ky që sipas PS nuk është respektuar dhe as dëgjuar nga kryeministri Berisha.

Për Selinë Rozë këto janë treguesit se pushtetit aktual i ka ardhur fundi pasi Shqipërisë, siç theksohet në fund, i nevojitet një rilindje shqiptare që do tu kthejë institucioneve pavaresinë që përcakton Kushtetuta e Republikës dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Rama reagon nga “Twitter”-i

Ndërkohë përmes rrjetit social “Twitter” edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur keqardhjen për furine anti-opozitare kur në fakt sic thekson ai për kreun e ri të SHISH flasin faktet e jo opozita.

“E për më tepër”, cilëson zoti Rama kreu i ri i SHISH, “Nuk mund të zgjidhet pa konsultuar më parë partenrët e mëdhenj, Shtetet e Bashkuara.

E megjithatë sipas liderit të opozitës “ky emërim është në vazhdën e kapjes së shtetit dhe tregon hapur se kjo qeveri e mazhorancë do të largohen”.
 

Top Channel