Dita e fundit e Londër 2012

12/08/2012 18:00

Kur kanë mbetur disa orë nga mbyllja zyrtare e Lojrave Olimpike të Londrës askush nuk dyshon se këto lojra do të mbahen mend si ndër më të mirat dhe më emocionueset e organizuar a ndonjëherë.

Përkundër frikës dhe skepticizmit së shfaqur në median vendase dhe atë Botërore për sfidat që fillonin nga ato të sigurisë, transportit apo edhe motit, asnjë prej tyre nuk rezultoi problematike .

Me nje precizion ushtarak organizim të jashtëzakonshëm, frymë sportive dhe atmosferë elektrizuese në cdo event, organizatorët duhet të ndihen krenarë për suksesin e Londrës!

Asnjë incident në fushën e sigurisë, asnjë problem në transport dhe vetëm një ditë me shi gjatë tërë Olimpiadës, bën që Londër 2012 të renditet ndër Olimpiadat më të bukura të zhvilluara deri më sot.

Vendasit përvec suksesit të jashtëzakonshëm jashtë ambjenteve sportive arriten si ekip numrin më të madh të medaljeve në historinë olimpike.

Ceremonia e hapjes ishte mjaft mbresëlënëse dhe organizatorët shpresojnë se edhe ajo e mbylljes sonte në orën 10.00 të mbrëmjes do të jetë po aq spektakolare ku do të mbizotërojë muzika britanike eksporti më i njohur në 60 vitet e fundit.

Ndërkohë përfaqësimi shqiptar në Olimpiadën e Londrës ishte një ëndërr e keqe e cila duhet harruar sa më parë.

Top Channel