Londër 2012, SHBA merr arin në basketboll

12/08/2012 19:45

Kombëtarja amerikane në basketboll për meshkuj ka mbrojtur titullin kampion olimpik pasi ka mundur në finale përfaqësuesen e Spanjës, atë që mundi edhe 4 vjet më parë në Pekin. Amerikanët fituan 107-100 duke marrë medaljen e artë të dytë rradhazi në këtë sport.

Kevin Durant shënoi 30 pikë ndërsa Lebron James me 19 pikë të shënuara në finale arrin rekordin e Michael Jordan i cili brenda një sezoni i kishte fituar të gjitha, titullin kampion në NBA, Lojtari më i mirë i vitit, lojtari më i mirë i finaleve dhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike.

Për Spanjën shënuesi më i mirë ishte Pau Gasol me 24 pikë dhe Juan Carlos Navarro me 21 pikë

Volejboll, Rusia përmbys rezultatin, mund 3-2 Brazilin

Përfaqësuesja ruse është fituesja e medaljes të arit të volejboll për meshkuj në Londër 2012. Edhe pse me shumë vështirësi ata mundën në finale 3-2 me sete kombëtaren braziliane e cila ishte një nga favoritet kryesore të këtij turneu.

Skuadra ruse futet në histori si e para që arrin të përmbysë rezultatin dhe më pas të fitojë një finale në volejboll për meshkuj në një Olimpiadë.

Top Channel