Të shumtë ishin politikanët nga Shqipëria dhe Kosova që kishin ardhur të enjten në Tetovë për ta përcjellur drejt banesës së fundit intelektualin dhe politikanin shqiptarë nga Maqedonia, Arbën Xhaferri.

Prezent në varrim ishte kreu i PS-së Edi Rama i shoqëruar nga Pandeli Majko dhe shefi i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Në prononcimet e tyre ata cmuan lartë kontributin e Arbën Xhaferrit në cështjen kombëtare.

Edi Rama, kryetar i PS-së: Unë besoj që nuk ka të dytë në botën e sotme shqiptare që të mishëroj brenda një njeriu të vetmë të gjitha ato dimensione që mishëronte Arbëri. Është një humbje shumë e madhe sepse është larguar nga jeta një njeri që në shumë përmasa i duhej ende botës shqiptare, e për të tjerat flet jeta e tij.

Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së: Megjithëse politika është e ashpër, megjithëse në treva shqiptare ajo është edhe e egër, prap se prap Arben Xhaferi mori nderim edhe nga njerëz që nuk kishin të njejtat bindje politike me të apo që nuk ishin në një vizion me të.

Ilir Meta, kryetar i LSI-së: Unë në mënyrë të vecant gjithmon kujtoj rolin thelbësor të Arben Xhaferi gjatë konfliktit të vitit 2001në Maqedoni, për tejkalimin e krizës përmes një vizoni që i krijonte mundësi reale të gjithë shqiptarëve në Maqedoni për t’u integruar dhe për të qenë bashkëqytetarë të barabartë.

Pandeli Majko, deputet i PS: Jam tmerrësisht i prekur. Sot pash shumë miq, njerëz që e kemi njohur Arbën Xhaferin dhe pavarësisht se është një ditë me diell, është një mjegull e madhe që na ka lënë hidhërimi për vdekjen e këtij njeriu të cilin, unë do ta konsideroja si një nga asetet që nuk di se si do ta zëvendësojmë, për të mos thënë mbetet i pazëvendësueshëm.

Në ceremoninë e varrimit të Arben Xhaferit, morën pjesë edhe shumë politikanë dhe publicist kosovarë. Vdekjen e Xhaferit ata e cilësuan si humbje të madhe për të gjithë shqiptarët.
Bexhet Pacolli, AKR: Ajo që më ka bërë gjithmon ta respektoj dhe ta dua, është se ai nuk është marrë me njerëzit qofshin ata edhe armiqtë e tij, ai nuk është marrë me probleme ditore, por vizioni i tij ka qenë global gjithshqiptarë.

Veton Surroi, publicist: Sot përcjellim një njeri i cili simbolizoi vyrtytet më të mira të kërtij kombi edhe mencurinë edhe mirësinë edhe atëdhedashurinë edhe mbi të gjitha ai luftoi gjatë gjithë jetës për të drejtat e njeriut, edhe intelektualisht edhe politiksht.

Ndërkohë, partitë kryesore në Maqedoni në varrimin e Xhaferit u përfaqësuan nga deputetët e tyre, ndërsa munguan liderët partiak.

Top Channel