Konsullata e shkatërruar amerikane

14/09/2012 11:10

Katër persona u arrestuan të premten në lidhje me vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, pas një sulmi të realizuar në konsullatën e Bengazit më parë gjatë javës.

Sulmi i dënuar botërisht u motivua nga një film anti-islam, i cili krijoi një tërbim popullor, që duket se është shfrytëzuar nga organzitatat fondamentaliste për të goditur selinë diplomatike amerikane.

Megjithatë, për hetuesit, është befasuese se si agresorët ndeshën aq pak rezistencë dhe një prej pistave që po ndiqet në hetime është se ata kishin infiltruar njerëz brenda forcave të sigurisë së konsullatës.

Për të hetuar me imtësi incidentin, fotografi të shumta janë realizuar për t’u ekzaminuar nga ekspertët në SHBA,

Në disa prej fotove të publikuara nga “U.S. Today”, duket qartë shkalla e shkatërrimit të cilës iu nënshtrua selia diplomatike, e cila u qëllua me armë përpara se të shkrumbohej në tërësi.

Top Channel