Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se, pas përfundimit të mbikëqyrjes Unioni merr një rol edhe më të madh në Kosovë.

“Bashkimi Evropian merr një rol dhe një përgjegjësi më të madhe në Kosovë, në veçanti përsa i përket pozitës së serbëve”, ka thënë Zhbogar për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Ai është shprehur se, duke qenë se Kosova dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Brukseli do të mbikëqyrë situatën në tërësi, në veçanti atë të pakicave.

“Kështu që në të ardhmen do të vazhdojmë mbikëqyrjen e situatës së pakicave, në veçanti të serbëve në Kosovës”, ka nënvizuar Zhbogar.

Megjithatë, diplomati evropian ka theksuar më tej se, BE nuk mund t’i thotë Kosovës se çfarë të bëjë, pasi është një shtet i pavarur, por mund t’i japë qeverisë së atjeshme sugjerime për zgjidhjen e problemeve.

Top Channel