Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin

08/10/2012 00:00

Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të
digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë.

Sapo eshte zgjuar ne mengjes, teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t’i vere flaken vetes.

Anetaret e tjere te greves se urise jane perpjekur ta ndalin ate, se bashku me disa uniforma blu te cilet jane ne ruajtje te kesaj greve, por nuk kane mundur dot. Ndersa te gjithe mundoheshin ta pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.

Flaket kane perfshire trupin e tij, per pak sekonda, ndersa me pas jane shuar me batanije nga ish-te burgosurit e tjere politike. Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t’u derguar ne Qendren Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’, ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.

Policia nga ana tjeter ka ndaluar shtetasin Perikli Shqevi nen akuzen e zjarrevenies se qellimshme, me pasoja te renda per jeten. Burime te saj bejne te ditura se, Ndreca nuk arriti dot ta djege veten, nderkohe qe u ndihmua nga grevisti Shqevi, per te cilin ka nisur edhe procedimin penal. Vete te burgosurit jane te tronditur nga ngjarja e rende por deklarojne se nuk do te braktisin greven e urise.

Pas 17 ditesh proteste ekstreme, kjo ishte ngjarja me e rende dhe me e dhimbshme e nje greve qe pavaresisht interesit dhe solidaritetit te mjaft komponenteve te shoqerise ka ndeshur ne heshtjen e qeverise.

Sakrifikimi i paralajmëruar

Tentativa për vetëflijim e Gjergj Ndrecës ka qene nje veprim spontan ekstrem, por njekohesisht i paralajmeruar thuajse nje jave me pare.

Vete ish-te perndjekurit ne deklaratat e tyre publike e kishin deklaruar se do te nderrmenin akte te tilla ne shenje proteste ndaj heshtjes se qeverise. Ne nje lidhje direkte me studion e lajmeve ne Top Channel ata paralajmeruan pikerisht kete akt si veprimin e fundit te tyre.

Gjendja e grevistëve të urisë, e rëndë

Greva e urise ka hyre gjate kesaj te hene ne diten e 17. Gjendja shendetesore e tyre eshte veshtiresuar se tepermi, nderkohe qe pjesa me e madhe e grevisteve jane detyruar te lene ambientet e greves shpesh here per t’u trajtuar me serume ne QSUT.

Megjithate pas nderhyrjes mjekesore ata i jane rikthyer serisht greves se urise. Grevistet e mbetur ne tenda shprehen te vendosur me shume se kurre ne qellimin e tyre, madje ata paralajmerojne se do te kete te tjere si Gjergji qe do t’i vene flaken veten.

“Qeveria, politikanet duhet te na japin nje pergjigje per kerkesa tona ekonomike. Ne duam parate e burgut dhe do t’i shkojme deri ne fund kerkesave tona. Ne rast se nuk do me lejojne qe te vetevritem ketu ne tende, do te shkoj dhe do t’i ve flaken vetes perballe ndonje institucioni”, thote nje grevist.

Ish-të përndjekurit: Ndrecës ja vuri flakën Berisha



Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, ish-të përndjekurit politikë kanë zhvilluar një protestë përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Protesta ka nisur me pak minuta vonesë pas aktit ekstrem të ndërmarrë nga grevisti Gjergj Ndreca. Miqtë e tij kanë fajësuar qeverinë për heshtjen dy javore, ndërkohë kanë kërkuar më tepër sensibilizim nga qytetarët.

“Gjergj Ndrecës ja vuri flakën Sali Berisha, se ishte flakë e paralajmëruar dhe qeveria tha se kanë hyrë vetë. Por, çfarë kërkonte ky kryeministër kriminel. Gjergj Ndrecën e dogji edhe indiferenca jonë. Nëse në këto 22 vjet do ishim në këmbë nuk do ishim këtu”, u shprehën protestuesit.

Ish-të përndjekurit deklaruan se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të marrin zgjidhje kërkesat e tyre për kthimin e dëmshpërblimit për vitet e burgut, respekti i figurës së tyre dhe kërkesa për hapjen e dosjeve.

Ish i përndjekuri Skënder Tufa, kërkoi sensibilizimin e të gjithëve, pasi sipas tij kërkesat e tyre janë të njëjta me ato qytetare.

“Sot kemi aktin sublime të Gjergj Ndrecës. Ndreca iu përgjigj heshtjes së qeverisë me vetëmohim. Sot është cënuar demokracia. Kjo është gjendja e demokracisë reale. Ne të burgosurit politikë po ju japin shembullin se kjo është dhunë. Një pensionist që nuk pi kafe, i papunë, minator, rinia aktive, të gjithë të bëhemi bashkë dhe ti japin një apel opinionit kombëtar dhe ndërkombëtarë. Kush e ndjen shtypjen çdo ditë të ngrihet”, tha Tufa.

Ai i ka bërë thirrje policisë e cila sipas tij mban në vëzhgim të plagosurit në spital si dhe grevistës në tubim , të largohet. “Gjendja e Ndrecës është e rëndë. Hyrja e spitalit është bllokuar me policë. Sa të mbarojmë tubimin ne do shkojmë atje dhe do hyjmë me dhunë. Policia na ka rrethuar, të largohet policia. I bëjmë apel qytetarëve që çdo të hënë të bashkohen me në tek kryesia e kuvendit dhe çdo të enjte të jemi bashkë tek Parlamenti. Mos të bëjë gabim të prekë njeri me dorë grevistët, se këtu është demokracia”, ka thënë Tufa.

Top Channel