De Biasi: Islanda, “kockë e fortë”

08/10/2012 19:10

Pasi bëri një analizë të ecurisë së kombëtares shqiptare në eleminatoret e Botërorit Brazil 2014, trajneri i i kuqezinjve, Gianni De Biassi vlerësoi shumë kundërshtarin e të premtes, por theksoi se Islanda është një kuti e mbyllur.

“Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jemi ende në ndeshjen e tretë nga dhjetë në total. Unë jam një trajner që përqendrohem në ndeshjen e radhës dhe kundërshtari ynë i parë është Islanda, një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe tepër e vështirë për t’u mundur. Mendoj se është një kombëtare me shumë cilësi, ndonëse lojtarët e saj nuk njihen mirë. Ndryshimin më të madh në 90 minuta lojë e bën kujdesi, dëshira dhe organizimi. Ne duhet të jemi të përgatitur për kundërshtarët”, deklaroi trajneri De Biasi.

Mendohej se Islanda do të ishte skuadra më e dobët e grupit E në këto eleminatore, por përfaqësuesja nordike bëri një paraqitje mjaft të mirë në dy ndeshjet e para, duke suprizuar të gjithë me fitoren ndaj kokës së grupit, Norvegjisë.

Top Channel