Perikli Shqevi , ish i denuar politik ka lene ambientet e policise ku
mbahej pasi gjykata vendosi masen e sigurimit, ‘arrest shtepiak’.

Perikli Shqevi u mbajt në komisariatin numër 1, ne kushtet e arrestit ne flagrance, pasi i vuri flaken shokut te tij te lyer me benzine, Gjergj Ndreca, i cili tentoi te vetëflijohej dhe qe dyshohet se u ndihmua nga shoku i greves.

Per prokurorine dyshohet se Shqevi ja ka vene zjarrin qellimisht grevisit Ndreca dhe referuar Kodit Penal, mbi ish- te perndjekurin, rendon akuza e plagosjes se rende me dashje.

Në kerkesen e tij prokurori Blerim Tominaj kerkoi arrest shtepiak, duke ju referuar edhe kushtet dhe rrethanat qe i akuzuari ishte vete pjesemarres ne kete greve. Por ish i perndjekuri Shqevi ka folur nepermjet avokatit te tij duke mos e pranuar akuzen dhe duke shtuar se arrestimi i tij eshte i paligjshem e per kete kerkoi nje mase me te bute ate te detyrimit me paraqitje. Prokurori theksoi se akuza ka pamjet televizive, ku Shqevi duket, duke i vene flaken Ndreces, por avokati replikoi duke argumentuar se kjo prove eshte e palegjitimuar. Gjyqtarja vendosi arrestin shtepiak per Ndrecen deri ne perfundim te hetimeve nga prokuroria.
 
Ish të përndjekurit protestë para Parlamentit 

Pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, ish të përndjekurit
politikë protestuan para Parlamentit në mbështetje të grevës së urisë që
ka mbërritur në ditën e 20-të. 

Ata i bënë thirrje qeverisë të mos heshtë
pasi akte si ato të Ndrecës dhe Bejkos do të përsëriten. Të përndjekurit i kërkuan Ilir Metës të
tërhiqet nga koalicioni qeverisës.

Protestës iu bashkuan aktivistë të Aleancës Kuqezi pavarësisht një debati në radhët e të përndjekurve se protesta nuk duhet të politizohet.

Aktivistët e Aleancës të cilët marshuan nga kulla e Sahatit u ndalën para Parlamentit ku dogjën postera e kryeministrit Berisha. Pas përfundimit të protestës ish të përndjekurit u drejtuan tek kolegët e tyre grevistë.   

 

Top Channel