Dita e 20-të e grevës së urisë e ish të përndjekurve politike u
karakterizua nga tensione të herëpashershme, për shkak edhe të rrethimit
të tendës me forca të shumta policore.

Ndalimi per pak minuta i grevistit Agim Kollçaku t’i bashkohej greves se urise u be shkak per debate mes grevisteve dhe policise. Kollçaku vinte pas mjekimit ne spital, ku mori ndihme mjekesore per shkak se u perfshi nga flaket, ndersa perpiqej te shuante zjarrin qe perfshiu grevistin Lirak Bejko.

Por brenda greves tensioni vazhdon. Nje prej tyre ne nje deklarate per Top Channel thote se nuk ka me shprese qe Berisha te reagoje per kerkesat e tyre, ndaj ata kane vendosur t’i drejtohen pjesës tjeter te koalicionit qeverises. Sipas tyre kreu i LSI-se Meta duhet te mbeshtese ata dhe ta perkrahe kete shtrese.

“I drejtohemi Metës ta marrë në konsideratë çështjen tonë dhe të mos e shpërdorojë këtë rast që është shumë i dhimbshëm. Nëse të tjerët janë çmendur, dikush duhet ta sjellë në vend mendjen për të na dhënë një zgjidhje. Greva jonë nuk është politike është thjesht ekonomike”, thotë grevisti.

Ndersa gjendja shendetesore e grevisteve vjen duke u renduar, per dy grevistet qe i vune flaken vetes dhe që ndodhen në spital, mjeket shprehen se kanë përmirësime në shëndet.

“Pacienti i dyte është ende në gjendje të rëndë, por terapinë e 24 orëve të fundit dhe mjekimin e ka përballuar mirë. Ndërsa Gjergj Ndreca është në gjende më të mirë shëndetësore”, tha mjeku.

Top Channel