Ashtu sic patën paralajmëruar, dhjetra gazetarë u mblodhën sot në një tubim para selisë së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në orën 12:00 ata u mblodhën në trotuarin pranë Kryeministrisë ku firmosën mbi një pankartë ku shkruhej fjala SOS.
             
Disa prej gazetarëve që ndërmorrën nismën për këtë tubim, i bënë thirrje qeverisë që të dalë nga heshtja dhe të vendosë kontakte me grevistët e urisë.

Ata thanë se është e papranueshme që edhe pas 22 vitesh në Shqipëri përmenden edhe viktimat e komunizmit dhe ku thirrja e famshme “Liri – demokraci” është ende e nevojshme.

Ata kërkuan mbështetjen e shtresës së ish të përndjekurve si qeveria, partitë politike dhe gjithë shoqëria.

Pas firmosjes së pankartës gazetarët dhe disa dhjetra qytetarë që iu bashkuan atyre, u tubuan para Kryeministrisë për rreth 15 minuta, për t’u shpërndarë qetësisht.

Top Channel