Clinton mbështet Obamën

05/11/2012 00:00

Me mijëra mbështetës demokratë janë mbledhur në Concord New Hampshire,
për të pritur presidentin Barack Obama dhe dëgjuar mesazhet e tij
presidenciale.

Për të dy kandidatët Obama dhe Romney, New Hampshire shihet si një “swing state”, pra një shtet që mund të ndryshojë dhe kështu të bëjë ndryshimin në këto zgjedhje presidenciale.

Temperaturat e ulëta nuk i kanë privuar mijëra qytetarët e New Hampshire për të pritur me orë të tëra, ardhjen e presidentit Barack Obama në këtë miting elektoral, të shtatin në këtë shtet organizuar nga demokratët.

I shoqëruar nga ish presidenti Bill Clinton, që në fillim të fjalimit që zgjati 30 minuta, Obama u shpreh se do t’i lërë mënjanë ndasitë politike që kanë bllokuar Washingtonin, por për asnjë moment nuk do të heqë dorë apo të bëj kompromis me republikanët, në propozimet e demokratëve për financimin e kolegjeve, ndihmën e shtetit për sigurimin e shërbimit shëndetësor të atyre që skanë mundësi të kenë siguracione.

“Për aq kohë sa unë do të jem President, – u shpreh Obama, – do të punoj me cilindo, me çdo parti për ta cuar vendin përpara”.

Duke komentuar propozimet e rivalit Romney për ekonominë, presidenti Obama deklaroi se plani i shkurtimit të taksave nga Romney në mënyrë të padrejtë do të ndihmojë veçse të pasurit.

“Ai është një biznesmen i talentuar. Në këtë fushatë elektorale ai nuk ka bërë gjë tjetër vecse të ripaketojë disa ide të vjetra duke pretenduar se janë të reja e duke e shitur veten se ai është kandidati i ndryshimit” deklaroi Obama në këtë vizitë të tretë në 17 ditë në shtetin e Neë Hampshire.

Presidenti disa herë gjatë fjalimit përdori fjalën besim. “Pjesë e këtyre zgjedhjeve nuk është vetëm programi, por edhe cilin ju besoni më shumë” tha ai.

Gjithashtu edhe ish presidenti Bill Clinton tepër aktiv në fushatën elektorale duke mbështetur Obamën solli disa argument përse nuk duhet besuar Mit Romney.

Fjalimi prsidentit Obama përballë 14 mijë mbështetësve demokratë, është shoqëruar me doza ironie ndaj propozimeve të Romney-t. Obama tha se kjo nuk është një garë mes republikanëve dhe demokratëve, nuk është një gare mes atij dhe Romney-t, por është një garë mes dy vizionevet. Presidenti Obama theksoi se gjatë mandatit të tij është forcuar klasa e mesme.

Top Channel