Pas dy ditësh kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen sërish në Bruksel. Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga zyra e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, qëllimi i këtij takimi është vijimi i dialogut për atë që Brukseli e quan “normalizim” i marrëdhënieve mes dy palëve.

“Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton ka ftuar Kryeministrin Daçiç dhe Kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel, të mërkurën, më 7 nëntor”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

I ndërmjetësuar nga Brukseli, dialogu i nivelit më të lartë politik nisi me takimin e parë Daçiç-Thaçi, më 19 tetor në Bruksel. Ky takim u cilësua si mjaft konstruktiv nga baronesha Ashton, ndërsa u përshëndet nga presidentja e Kosovës, Jahjaga, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar.

Top Channel