Obama-Romney, rivalët në ethe

06/11/2012 00:00

Rivalët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Barack Obama dhe Mitt Romney kanë kaluar ditën para zgjedhjeve duke vizituar qytetet “e lëkundura” dhe duke u bërë apelet e fundit votuesve.

Zoti Romney ishte në Florida, ku sondazhet sugjerojnë se ndodhet në “teh”, dhe më pas në Virxhinia, Nju Hempshër dhe Ohajo.

Ndërsa zoti Obama ishte në Ajoua, Uiskonsin dhe Ohajor, i shoqëruar në mitingje nga këngëtari Bruce Springsten dhe reperi Jay-Z.

Zgjedhjet do të vendosen në një numër të caktuar shtetesh, me Ohajon që shihet si shteti kyç. Zoti Obama e mbylli fushatën për rizgjedhjen e tij në Des Moines, të Ajouas, qyteti ku lufta e tij për presidencën nisi që në fillim të vitit 2007.

Në një tubim të mbajtur gjatë natës, ai i tha turmës se Ajoua i kishte dhënë jetë një lëvizjeje që është përhapur në të gjithë vendin.

Zoti Romney ndërkohë duhet të përfundonte fushatën e tij me një miting në orët e vona në Nju Hempshër, por bëri një njoftim surprizë se do ta zgjaste fushatën edhe në ditën e zgjedhjeve, duke vizituar Ohajon dhe Pensilvaninë gjatë së martës.

Zoti Obama dhe Romney po garojojnë kur janë kokë më kokë në sondazhet kombëtare, në një fushatë që ka kushtuar mbi 2 miliardë dollarë.

Por mbikëqyrjet mbi nëntë shtete të diskutueshme, të cilat do të vendosin për zgjedhjet, tregojnë Obaman në një avantazh të lehtë.

Gjatë orëve të natës, votimet e para u mbajtën në fshatin e vogël Diksvill Noç në Nju Hempshër, të cilat rezultuan se ishin barabar për Obamën dhe Romneyn.

Top Channel